Pas emërimit me 4 vota pro dhe 3 kundër të sekretarit të KZAZ së Kavajës për zgjedhjet e pjesshme të 7 majit në këtë bashki, KQZ ka diskutuar për procesin e zgjedhjeve politike të 18 qershorit. Kreu i KQZ njoftoi një risi pozitive për transparencën e procesit kur tha se të gjitha listat e kandidatëve për deputetë do të jenë online në faqen e KQZ të shoqëruara me CV përkatëse, kjo masë është edhe në kuadër të ligjit të dekriminalzimit tha Biba.
Komisioni qendror i zgjedhjeve po vijon konstituimin e KZAZ për zgjedhjet e përgjithshme duke emëruar kryesisht propozimet që vijnë nga shoqëria civile në kushtet kur opozita, PD e PR nuk ka depozituar emrat e saj.
ma.me