Avokati i Popullit prezantoi sot studimin: “Ngacmimi moral dhe seksual në administratën publike”. Për realizimin e këtij studimi, Avokati i Popullit angazhoi ekspertë të specializuar, të përzgjedhur në përputhje me legjislacionin në fuqi, përmes financimit të Qeverisë së Mbretërisë së Danimarkës, që asiston prej vitesh institucionin. Ndërkohë që Kodi Penal nuk parashikon ndëshkim për ngacmimin moral, 70% e atyre që iu përgjigjën pyetësorit thanë se ngacmimi moral ndëshkohej nga Kodi Penal.
Disa nga statistikat e pyetesorit tregojnë se:
– Arsyet kryesore të cilat do të frenonin një punonjës administrate të mos e denonconte ngacmimin seksual dhe atë moral janë 1) pasojat që mund ti vijnë familjes (27.5%), 2) mungesa e besimit tek institucionet publike (20%) dhe 3) përhapja e opinionit të keq në publik (15%).
– Forma më pak e suksesshme ka qenë ajo e zgjidhjes nëpërmjet rrugës gjyqësore me 7.5%.
– 42.55 deklarojnë se janë informuar nga media rreth ngacmimit moral, 17.5% nga bisedat me miqtë (17.5%) dhe vetëm 10% e të anketuarve deklarojnë se janë informuar nëpërmjet trajnimeve.
– 75% nuk kanë pasur një eksperiencë personale në lidhje me ngacmimin moral në 3 vitet e fundit. 7.5% janë ngacmuar çdo vit në 3 vitet e fundit dhe 17.5% e tyre deklarojnë se janë ngacmuar të paktën 1 herë për të njëjtën periudhë kohore.
a.ç