Kryeministri Edi Rama, ashtu si për çdo ditë poston në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’, imazhe nga vende të ndryshme të Shqipërisë, foto të cilat bëhen objekt debatesh dhe diskutimesh. I tillë ka qenë dhe rasti i sotëm, ku kreu i qeverisë nuk ka nguruar që t’i përgjigjet skeptikëve, madje dhe duke ironizuar.
Mes të tjerash ka dhe nga ata komentues që shprehin dëshira, si rasti i një qytetari i cili shton se: “Mirëmëngjesi zoti kryeministër! Mezi po presim një debat te hapur para te gjitha mediave mes jush dhe liderit te partisë demokratike po te ishte dhe lideri i LSI me bukur akoma. Merkatua shume e bukur dhe domate ka plote po leke per ti blere nuk ka i shikon pensionistat e shkrete ti vine verdalle bankove me radhe.”. Ndërkohë, Rama i është përgjigjur me humor komentuesit, duke shtuar se:’ Paske humor shqiponje tamam, dmth fol vete qesh vete se fluturon shume lart e nuk ke me ke te komunikosh ’a.ç