4 persona janë arrestuar në Librazhd në sajë të operacionit të koduar “Rrethi”, pasi janë kapur me drogë dhe municione. Policia ka sekuestruar 9 kilogram lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” si dhe 8 fishekë dhe 3 celularë.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Ali Face, 34 vjeç, banues në fshatin Gurrë Librazhd.
Besnik Bajrami, 31 vjeç, banues në fshatin Dragostunjë.
Astrit Zharri, 32 vjeç, banues në Gurrë Bërzeshtë.
Olsi Zharri, 32 vjeç banues në fshatin Bërzeshtë.
Arrestimi i tyre u bë në sajë të një pune të mirëorganizuar dhe duke përdorur metodat speciale të hetimit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë, në fshatin Qukës në vendin e quajtur Zalli i Vlashit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
9 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Cannabis Sativa. 3 aparate celular të markave të ndryshme. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Besnik Bajrami grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 copë fishekë model 56 kalibër 7.62 mm
Vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
a.ç