Një skandal me përmasa të mëdha pasi rrezikohet jeta e mjaft të rinjve shqiptarë me sa duket është duke ndodhur nën sytë dhe hundën e autoriteteve në mes të Tiranës.
Një pronar i një klubi nate ka bërë një denoncim pranë redaksisë sonë në lidhje me pijen e njohur me origjinë meksikane të quajtur Kahlua. Kjo është një pije me bazë rumi dhe likeri kafeje e cila preferohet jo pak gjatë jetës së natës në kryeqytet.
Por denoncuesi shprehet se dyshon shumë se dikush është duke fallsifikuar në mënyrë flagrante këtë pije dhe në vend të saj furnizohet tregu shqiptar me alkool dhe sheqer të djegur me të cilat mbushen këto shishe. Më pas u ngjitin atyre etiketën e kesaj pije.
Ai shprehet se mjaft rastësisht ka parë etiketën e një shisheje në lokalin e tij dhe vuri re se poshtë saj ka silikon. Ai shprehet se kjo nuk është një rastësi vetëm me një shishe, por me të gjitha. Madje të njëjtin fenomen kanë hasur edhe disa miq të tij të tjerë në disa lokale të tjera. Në vijim denoncimi i tij pranë redaksisë sonë:
Pershendetje JOQ, Skema e mashtrimit dhe a din realisht konsumatoret shiptare se cfare pijne kur dalin ne clube ? Un kam lokal per vete dhe sot zbulova qe shishet e Kaluas jane te mbushura ktu me alkol dhe sheqer te djegur dhe rinia shiptare nuk din se cfar konsumon. Ja dhe fotot, me beri shum pershtypje kur me kapi syri etiketen dhe posht etiketes esht silikon.
Ne si lokal konsumojm te pakten 20 shishe ne jave dhe te gjitha shishet jan njelloj, kam pyetur dhe koleg te tjer neper lokalet e tyre dhe rastesisht te gjith vun re te njejten gje. Dmth nuk esht rastesi nje shishe, por jan te gjith shishet qe shiten dhe jan te mbyllura me silikon qe mos te vihet re. Ne fakt kjo qeshtje esht per ndjekje penale. Dhe ju po te dilni dhe te bleni nje shishe ose kot shkoni diku qe shiten dhe do e shikoni dhe vet.