Ata janë çifti i parë që janë larguar nga Big Brother Albania 9, por ajo çfarë ka qenë më tepër shokuese për ta është deklarata se nuk do të ishin më bashkë pas BB.
Si Gerta ashtu dhe Denisi pohuan njëzëri në emisionet në të cilat ishin të ftuar se mes tyre gjithçka kishte mbaruar pasi kështu e kishte vendosur publiku. Megjithatë duket se ky “zotim” nuk ka rezistuar edhe shumë kohë. Përmes një foto në rrjete sociale Gerta dhe Denisi shfaqet sërish së bashku të buzëqeshur dhe të përqafuar me njëri-tjetrin. Mesa duket ata i kanë dhënë edhe një shans marrëdhënies së tyre jashtë Big Brother./ma.me