Media italiane ka dhënë te tjera detaje në lidhje me identitetin e viktimës 39 vjeçare.
Emri i shqiptarit të ekzekutuar me dy plumba pas koke në pyllin e Eulipios në Como të italisë është Besnik Metaj. Hetuesit kanë arritur të zbulojnë identitetin e viktimës falë gjurmëve të gishtave. Trupi i tij, i gjetur në mënyrë aksidentale, ishte i varrosur në brendi të pyllit si dhe i zhveshur. Policia italiane shprehet se 39 vjeçari nga Shqipëria ishte sinjalizuar nga autoritetet për trafik droge. Besnik Metaj nuk ka qenë rezident i zonës, ndaj dhe hetuesit mendojnë se ekzekutuesit e kanë sjellë të vdekur trupin e tij në pyll, i kanë hequr rrobat dhe më pas e kanë varrosur. Deri më tani, falë rezultateve të autopsisë, rezulton se 39 vjeçari ka mëse një muaj që është vrarë. /ma.me