Gjykata gjermane më në fund ka dhënë dënimet për grupin terrorist që kishte bërë në plan ekzekutimin e liderit të djathtë të gjermanisë pasi partia e këtij të fundit kishte organizuar një protestë anti-muslimane.
Komploti i grupit terrorist kundër Markus Beisicht në mars të 2013 u ndalua nga policia, ndërsa gjykata vendosi dënimin me burgim të përjetshëm për Marco Gaebel, 29 vjeçarin që drejtonte organizatën, si dhe nga 12 vite burg për Koray Durmaz dhe shqiptarin Enea Buzo. 9 vite burgim u dhanë për gjermanin Tayfun Sevim, 27 vjeç, edhe ai pjesë e organizatës terroriste.
Më parë kreu i grupit Marco Gaebel ishte akuzuar për një sulm të dështuar me bombë në një stacion hekurudhor. Lëndën eksplozive e kishte krijuar në shtëpinë e tij.
Militantët ekstremistë ishin mjaft të irrituar kundrejt partisë së ekstremit të djathtë gjerman, për organizimin e protestave të tyre anti muslimane dhe krijimin e karikaturave ndaj profetit Muhamed./b.d.