Në vijim të kontrolleve në sera, tunele dhe ish-rezerva shtetërore janë sekuestruar 35 kilogramë kanabis në një banesë në Durrës.
Në sajë të këtij operacioni është shpallur në kërkim pronari i banesës B.Ç. 46 vjeç dhe ka filluar procedimi penal në penal në gjendje të lire për A.N. 25 vjeç dhe B.N. 17 vjeç, të dy banues në Bathore.
Dje gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Armadh, Durrës, në banesën e shtetasit B.Ç. u gjetën 35 kg kanabis dhe 43 fishekë model 56.
Krujë, mbjell 15 bimë kanabis në oborr
Gjithashtu në vijim të kontrolleve për kanabis në mbarë territorin është shpallur në kërkim M.Rr. 30 vjeç, banues në Krujë pasi kishte mbjellë në oborrin e banesës së tij 15 bimë kanabis.