Pse ju e dini kryeministrin Rama njeri të pavarur në politikën e tij?
As mos t’ju shkojë mendja. Ai është i deryruar ti përmbahet motivit amerikan.
Po motivi anerikan çfarë është dhe ku konsiston?
Motivi amerikan vjen nga interesi amerikan në Ballkanin Perendimor, dhe është një interes shumë i madh që kërkon të mbështetet në dy shtetet shqiptarë të Ballkanit, kundër rivalëve të tij në këtë zonë. Dhe kjo nuk është e vogël për Shqipërinë dhe shqiptarët si perspektivë historike.
Pse, për Ilir Metën, pas gjithë atyre sjelljeve primitive kundrejt ambasadorit amerikan, bashkë me Prokurorin e tij, vërtet kishit menduar ju se mund të pranohej në një koalicion me paritet me Edi Ramën?
Pse, nuk e di Edi Rama që dalldia e Metës për akt antiamerikan është e papranueshme për të, nëse nuk do që edhe ky të përfundojë në një çadër si Saliu?
Pse, vërtet mendoni që do të krijojë dot një lëvizje politike kundër Amerikës në Shqiçëri, Saliu, Meta dhe një tufë injorantësh që tremben nga nje kërcitje xhami; dhe, për më teper, edhe të lidhur me Moskën dhe me të fantaksurit e Athines, Beogradit dhe Shkupit?
Atëherë, çfarë do të ndodhë?
Asgjë që mund ta kthejë Shqipërinë nga rruga perëndimore: Tirana do të jetë qëndra e tregut ballkanik; Shqipëria dhe Kosova këndej e mbrapa do të armatosen; do të ndëshkohet korrupsioni elitar shqiptar i lidhur me djaĺlin e të birin për të mbajtur gjënë e vjedhur; do të fillojë veprimi i vetingut dhe i Reformës në spektër të gjerë; do të hapen negociatat me Bashkimin Europian me precedencën që nuk ka qënë praktikë për asnjë shtet tjetër në anëtarësim; do të krijohet shteti i përbashkët shqiptaro – sllav në Maqedoni; do të nisë reforma në ekonominë shqiptare dhe në sistemin bankar; do të vijojë me ritme shkencore reforma në arsim për të realizuar konkretisht investimin në intelekt te shqiptarët; dhe, për dy vjet, Shqipëri do të jetë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian
Po Kosova? Edhe kjo po ashtu: Anëtarësim i Shqipërisë në BE bashkë me Kosovën, sigurisht.
Po Berisha dhe Meta çdo të bëjnë?
Do merren me proceset penale të ngritura kundër tyre.
Por, a do dënohen?
Këtë e di Gjykata Speciale.