Disa ditë më parë gjatë operacionit “Free Time” Policia e Tiranës kapi në flagrancë një vajzë 26 vjeçare, e cila po ushtronte prostitucion me tre klientë njëherësh. Më pas nga ky rast janë identifikuar edhe 5 vajza të tjera që ushtronin prostitucion në kryeqytet, të cilat ishin që të gjitha studente. Nga ky operacion i kryer policia arrestoi korçaren Marie Thanas, 26 vjeçe si organizatore të këtij grupi.
Sipas njoftimit të policisë, Marie Thanas ishte ajo që kontaktonte me studentet dhe me klientët të cilët ishin në gjendje të mirë ekonomike, kryesisht biznesmenë italianë që menaxhonin Call Centera-at në Tiranë.
Kanë qenë vetë studentet, të cilat kanë konfirmuar prostituimin e tyre dhe komunikimin me Marian. Ndërsa mendohej e arrestuar, ditën e sotme Marie Thanas ka kontaktuar pranë JOQ, duke deklaruar se ajo është e lirë dhe se ka shkuar në komisariat atë ditë vetëm për të bërë një verifikim.
Unë kam dalë nga komisariati që prej ditës që u bë ngjarja, thjesht nuk ka reaguar për çështje hetimore. Sa për informacion, ta dini unë kam marrë pafajësinë, jam jashtë dhe s’kam asgjë. Të gjitha lajmet që qarkullojnë lart e poshtë janë k**lliqe sepse unë e kam marrë pafajësinë. Unë isha arrestuar për 1 telefonatë që është kryer nga telefoni im dhe jo për atë që thuhet. Po jam e lirë dhe nuk kam asnjë pjesë të fajit.”
Pas komunikimit të saj pranë redaksisë, JOQ menjëherë kontaktoi me policinë e Tiranës për të konfirmuar ose jo lirinë e shprehur nga Marie. Policia tha për JOQ se Marie është e nën arrest shtëpie me vendim gjykate edhe pse pak ditë më parë u arrestua si organizatorja e grupit të prostitucionit në orgji me 5 studente dhe biznesmenë italianë. /ma.me