Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ka filluar një traditë të fotografive krahasuese të vendeve apo institucioneve te ndryshme të Shqipërisë në dy periudha të ndryshme.
Një pamje i përket Shqipërisë të vitit 2013 ndërsa tjetra asaj që është shndërruar sot.
Mëngjesin e sotëm Rama e ka nisur me krahasimin e trajtimit dhe sterilizimit të mjeteve kirurgjikale.
“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të trajtimit dhe sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në 2013 dhe sot”, ka shkruar Rama.