Kur janë pyetur nëse janë të gatshëm ta modifikojnë kriterin e demarkacionit, Zyra e BE-së në Prishtinë ka përmendur obligimet që dalin nga udhërrëfyesi për viza, të cilat janë mishëruar në Raportin e Komisionit Evropian të vitit 2016, shkruan Koha.
“Bazuar në progresin e përgjithshëm të arritur nga Kosova në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, Komisioni Evropian ka paraqitur propozimin për liberalizimin e vizave më 4 maj 2016 në kuptimin që nga dita e miratimit të këtij propozimi nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së, Kosova do të ketë ratifikuar Marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, si dhe të ketë forcuar regjistrin e vet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, i është përgjigjur pyetjes zëdhënësja e Zyrës së BE-së, Dinka Zhival.