Ndarja nga jeta e kantautorit Françesk Radi është një nga ngjarjet më të trishta në artin shqiptar.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale mbesa e tij dhe motra e këngëtares Rozana Radi, Andeta ka njoftuar rreth homazheve dhe përcjelljes së tij në banesën e fundit:
“Ndaj me ju lajmin e hidhur te ndarjes nga jeta te xhaxhait tim te dashur . Per te gjithe ju qe doni t’i jepni lamtumiren e fundit , neser e marte dt. 4 Prill, nga ora 10.00 deri ne 12.00 zhvillohen homazhet prane Radio Televizionit Shqiptar, nga ku me pas do te drejtohet per ne banesen e fundit,”-shkruan Andeta në Facebook. Kantautori shqiptar ndërroi jetë në spital pas një javë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një hemorragjie cerebrale.