Një grua në Durrës i ka dhënë fund jetës në rrethana të dyshimta në banesën e saj. Gjatë mesditës së djeshme, e diel, në Xhafzotaj të Durrësit, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë 49-vjeçarja L.I., njofton policia.
Gruaja u gjet nga familjarët në gjendje të rëndë, të cilët e dërguan me urgjencë në spitalin e Durrësit. Por për shkak të gjendjes kritike, ajo u transportua drejt spitalit “Nënë Tereza”, Tiranë, ku dhe gjeti vdekjen pa mundur të mbijetojë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për aktin fatal ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e së ndjerës, për shkaqe që mbeten ende për t’u sqaruar. Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme lidhur me veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
ma.me