2008 – Tribunali i Hagës liroi ish-liderin e UÇK-së dhe ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe bashkë të akuzuarin Idriz BALAJ në fajësinë për krime lufte kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve pranë Deçanit në vitin 1998. Haradinaj dhe Balaj u liruan nga të gjitha 37 akuzat, kurse Lahi Brahimaj u dënua me gjashtë vjet burgim me akuzen për trajtim mizor dhe torturim të të burgosurve.
1512 – Sulltan Bajazit II abdikoi në favor të djalit të tij Selim I.
1682 – Vdiq piktori spanjoll Bartolomeo Esteban Murillo (Murillo), një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të barokut.
1897 – Në Vjenë, vdiq kompozitori dhe pianisti gjerman Johannes Brahms, që krijoi shumë simfoni, koncerte piano, korale dhe këngë solo. Fama Botërore i erdhi me punën e tij ” Requiem” të shkruar në 1868. Ai u lind në Hamburg më 7 maj 1833 në një familje muzikantësh. (b.an)