Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është i gatshëm ta shes mesfushorin Cesc Fabregas.Mediat angleze shkruajnë se gjiganti turk, Galatasaray është i interesuar për spanjollin, i cili në përfundim të këtij sezoni pritet ta mbyll aventurën tek ‘Blutë’ e Londrës, raporton kp.
Tekniku italian është i gatshëm ta shes 29 vjeçarin, i cili nuk është në planet e tij në edicionin e ardhshëm.Thuhet se tashmë menaxheri i Galatasarayt, Igor Tudor ka kontaktuar Chelsean për të mundësinë e transferimit te ish-lojtarit te Barcelonës.
Wesley Sneijder duket se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Stambolli, dhe Fabregas pritet të jetë pasues i tij. (b.an)