Policia kufitare ka ndaluar dy shtetas grekë, pasi kaluan ilegalisht me një mjet lundrues skaf në ujërat tona territoriale. Dy personat e ndaluar janë të moshës 40 dhe 63 vjeç, ndërsa po merren në pyetje nga grupi hetimor për të zbardhur edhe arsyet se përse kanë kaluar në ujërat tona. Hetimi po kryhet në dy pista; e para nëse kalimi ka qenë aksidental dhe e dytë nëse ka pasur qëllime të paligjshme, si trafikimi i kanabisit.
Njoftimi i policisë
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për shtetasit grek S.P e N.P, vjeç 40 e 63, banues në Korfuz, pasi dyshohet se me mjetin skaf “Thallasa”, u kapën në brendësi të ujërave territoriale shqiptare, në tentativë për të kaluar 1kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
ma.me