1791 – U vra Rikète Honoré Gabriel de Mirabeau, politikan francez dhe shkrimtar, oratori më i mirë i Revolucionit Francez dhe një nga përfaqësuesit kryesorë të interesave të tyre.
1792 – Dollari u legalizua si njësi monetare e Shteteve të Bashkuara.
1805 – Ka lindur shkrimtari danez Hans Kristian Andersen. Famën Botërore ia solli përralla për fëmijë, e në këto përralla përfshihen “Rrobat e perandorit të ri”, “Mbretëresha e borës”.
1840 – Lindi shkrimtari Emil Zola (Emile), udhëheqës i lëvizjes natyraliste në letërsinë franceze, autori i “Tereza Raken”, “Zherminal”, “Nana”. Roli i Zola u konsiderua i rëndësishëm kur ai bëri zbulimin në makinacionet e qarqet më të larta ushtarake në çështjen “Dreyfus”. Ai e bëri këtë me një letër të hapur për Presidentin e Francës në 1898, me titull “Unë akuzoj” në gazetën “L’Aurore”, që ka kontribuar në çlirimin e kapitenit Alfred Dreyfus, i akuzuar gabimisht për tradhti dhe dënuar me burgim të përjetshëm. (b.an)