Kryeministri Edi Rama i bëri surprizë librin e historisë së klubit Italian, Juventus Erion Braçes në ditëlindjen e 45-të të tij në Asamblenë e PS.
Albumi i Juventusit, skuadrës së zemrës së deputetit dhe të vetë Kryeministrit ishte firmosur nga disa lojtarë të këtij ekipi enkas për Erion Braçen, i cili u ngrit në podium për ta marrë dhuratën dhe e përqafoi Ramën i prekur nga supriza.
Lapsi.al sjell foto të albumit që Rama i bëri dhuratë Braçes, ku duken edhe firmat e yjeve botërorë të futbollit, pjesë të ekipit të Juventusit. Sipër është shkruar: + 100 vëlla, 2 prill 2017.
21- Paulo Dybala
3- Giorgio Chiellini
9- Gonzalo Higuain
5- Miralem Pjanić
8- Claudio Marchisio
1- Gianluigi Buffon
a.ç