Kreu i grupit parlamentar te PS Gramoz Ruci nga Asambleja e PS i ka dhene mesazh opozites duke i thene se 3 gjera, nuk do te negociohen asnjehere, pavaresisht kerkesave te PD.
“Ju ishit në pushtet 4 vjet më parë dhe ne sot pas 4 vjetësh ju pyesim ju, përse nuk e bëtë dhe e mbajtët 25 vjet reformën administrative territoriale dhe ne e bëmë atë? Pse nuk e betë reformën arsimore, për arsimin profesional, policinë, pse sot po e bllokoni vetingun? Në pushtet ishit, përse nuk e forcuat shtetin, përse nuk bëtë legalizimit… Ne nuk i biem të zgjedhurit tanë te cadra por të zgjedhurit tanë i cojmë te votuesit për të zgjidhur hallet dhe problememt dhe shqetësimet e tyre. 3 cështje për ne socialistet janë te panegociueshme. Votimi i vetingut është i panegociueshëm, qeveria teknike e panegociueshme, teza juaj se mazhoranca do manipulojë zgjedhjet, shqiptarët këtu kanë qenë 26 vjet ata e dinë mirë se kush është forca politike që i manipulon, vjedh, zgjedhjet, kush pushtetin e shpërdoron, kush manipulon listat dhe kartat e ID… doni garanci për zgjedhjet, ju kemi thënë bujrum propozin cfarë të doni për të rritur sigurinë dhe garancinë, boll që ti certifikojë ato OSBE- ODIHR, në cdo orë të ditës e të natës jemi gati ti votojmë ato”, tha Ruçi.