Paradite e sotme një aksident i rëndë ndodhi në qytetin e Shkodrës.
Një automjet përplasi një person i cili po lëvizte me biçikletë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të varrezave katolike.
I aksidentuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se i aksidentuari është Nikolin Gjoni 60 vjeç.
Policia ka shoqëruar shoferin që shkaktoi aksidentin ndërkohë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.