Kryebashkiaku i Kamzes, Xhelal Mziu i ftuar kete te premte ne emisionin Oktapod ne Vizion Plus, ka sulmuar qeverine qendrore dhe kryeministrin Rama, i cili sipas tij qe prej 2013-es, ka investuar ne Kamez vetem nje qender shendetesore, qe.
Xhelal Mziu foli edhe per arsyen qe beri Donald Trump qytetar nderi te Kamzes. Jeta e Trump eshte nje frymezim per Xhelal Mziun.
Per emrat e cuditshem qe ai ka vendosur ne Kamez ai e ka nje shpjegim.
“Ne vitin 2009 mu dha mundesia te beja perzgjedhjen e 550 emrave per rruget e Kamzes. U gjenda ne nje situate jo komode sepse te gjithe qtetaret pretendonin te vendosnin emrat e te afermve te tyre, ky ka qene partizan, ky ka qene me ballin, ky ka vdekur, etj. Une ne bashkepunim me stafin menduam nje zgjidhje tjeter, qe mos krijonim konflikte. Keshtu qe zgjodhem emra qytetesh neper bote, emra politikanesh etj. Tani nuk mendoj se ka ngelur media pa fol per Kamzen. Une e shikoj pozitive kete gje‘”.
Ai shtoi se Sarkozi ka qene nje nder personat qe ka falenderuar Mziun per emrin e rruges ‘‘Sarkozi‘‘, qe ka vendosur.
Per t‘u ndalur tek cadra e PD, ai tha se Rama duhet t’i jape PD-se qeverine teknike, si menyre qe te shkojme ne zgjedhje. Kryebashkiaku i Kamzes shprehet i sigurte qe Basha do ta marre qeverine teknike. Mziu deklaron se nese PS vendos te shkoje e vetme ne zgjedhje, vendi mund te shkoje ne destabilizim, si ne 97-en.
Ne fund ai shprehet se nese Basha do te fitoje zgjedhjet ai deshiron te jape kontributin e tij si minister ne kabinetin e kryetarin te PD-se. /b.d