Dënohet me 1-vit burg roja i një hoteli në Tiranë pasi akuzohet për përndjekje që i ka bere një punonjëse e po këtij hoteli. Mësohet se denoncimi është bërë nga një grua që kishte punuar në të njëjtin vend pune me të, si pastruese.
Roja fillimisht kishte krijuar lidhje miqësie me pastruesen e hotelit dhe më pas kishin nisur lidhje. Por kjo lidhje duket se ishte kthyer në një fiksim për rojen, i cili e ndiqte ngado këtë grua.
Gjatë deklarimeve në gjykatë, pastruesja është shprehur se i dënuari F. Z., ishte kthyer në një shqetësim për të dhe familjen e saj, pasi e priste te pallati dhe e ndiqte ngado që shkonte.
Por roja i dënuar është shprehur se me denoncuesen kishte bërë seks edhe pas denoncimeve që ishin bërë nga ajo në polici.
“Në asnjë moment nuk e kam përndjekur, pasi ka qenë dëshira e saj të lidhej me mua. Ne edhe pas kallëzimit në polici kemi kryer marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin”, ka thënë ai në gjykatë.