Pas dy humbjeve radhazi të kombëtares shqiptare, atë përballë Italisë për kualifikueset e Rusi 2018, dhe atë përballë Bosnjës në një ndeshje miqësore, duket se ka një lajm të madh për gjithë tifozët kuq e zi.
Një prej mbrojtësve shqiptarë është drejt transferimit të një prej klubeve elitare në Britaninë e Madhe.
Elseid Hysaj mund të transferohet në Premier Ligë gjatë afatit të verës. Sipas asaj që shkruan Goal.com nga burime të sigurta, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Hysaj, mund të transferohet gjatë verës në “Old Traford”.
Antonio Valencia është drejt fundit të karrierës, ndërsa Jose Mourinho nuk i beson italianit, Darmian, dhe është duke konsideruar një shkëmbim me mbrojtësin shqiptar, Hysaj.
Për 23 vjeçarin më parë raportohej se kërkohej edhe nga Barcelona, por Goal.com shkruan se Unitedi është duke menduar seriozisht që ta transferojë shqiptarin.
Hysaj ka klauzolë 50 milionë euro, shifër e lartë kjo, por “Djajtë e Kuq” nuk duan të mendojnë për para duke parë formën e mirë që po kalon 23 vjeçari në Serie A. Hysaj deri më tani ka bërë 76 paraqitje për Napoli në dy sezone./a.m.