Kryetari i Partisë “LIBRA” Ben Blushi ka deklaruar se për shkak të keqqeverisjes Shqipëria ndodhet shumë larg integrimit në BE.
Ndërsa në lidhje me krizën politike ai tha se ka zgjidhje por që nuk ka vullnet politik. Sakaq Blushi ka bërë edhe një deklarat për kanabisin. Ai tha se “LIBRA” zhduk drogën brenda 100 ditëve thotë ai për TemaTV.
“Libra për 100 ditë e zhduk kanabisin si farë dhe rrënjë dhe si mentalitet. Janë bllokuar zgjedhjet është bllokuar bashkimin me BE. Kjo për shkak të Edi Ramës, Ilir Metës, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ka shumë mënyra për të dialoguar por problemi është se asnjëra palë nuk do të bëjë dialog. Edi Rama nuk e fton PD për dialog. Nga ana e saj Partia Demokratike është kokëfortë. Nga ana tjetër Ilir Meta është edhe në çadër edhe në Kryeministri njëkohësisht. Natën në çadër dhe ditën në qeveri”, tha Blushi./a.m.