Patentat e reja për drejtuesit e mjeteve kanë nisur zyrtarisht përdorimin. Mësohet se lejet e drejtimit kanë një kategorizim më të detajuar të mjeteve që u përkasin, ashtu si dhe më shumë elemente sigurie.
Një prej ndryshimeve përcakton kategori të veçantë për mjetet me kambio automatike apo manual.
Drejtoria e Transportit Rrugor nga marsi ka nisur pajisjen e drejtuesve të mjeteve me patentat e reja. Lejet e reja kanë një kategorizim më të detajuar për drejtues të mjeteve të ndryshme nga ato të deritanishmet, ashtu si dhe kanë më shumë elemente sigurie.
Drejtoria e përgjithshme e Transportit Rrugor ka nisur shpërndarjen e patentave të reja për drejtuesit e mjeteve që pajisen për herë të parë me leje drejtimi.
Lejet aktuale që janë në qarkullim do të vijojnë të jenë të vlefshme deri në datën e tyre të skadencës. Vetëm atëherë patenta e vjetër do të zëvendësohet me modelin e ri të sapo hedhur në qarkullim.