Autoritetet meksikane kanë publikuar pamjet e para të arratisjes së ‘lordit të drogës’ nga burgu.
Joaquin Guzman drejtues i kartelit më të fuqishëm të narkotrafikantëve në vend, atij të Sinaloas, dyshohet të ketë përshkruar një tunel me një gjatësi prej 1.4 kilometrash dhe lartësi 1.6 metër dhe gjerësi të mjaftueshme sa për të mbajtur një motoçikletë.
Tuneli është i pajisur me ndriçim dhe një sistem ajrosjeje jo fort të komplikuar. Për të ndërtuar tunelin, inxhinierëve të punësuar nga El Chapo, u është dashur rreth 1 vit.
Besohet se është punuar njëkohësisht nga të dyja anët me një përpikmëri që po habit autoritetet. Ndihmësit e Guzmanit kanë përdorur si bazë për arratisjen dhomën e dusheve, ndërsa jashtë mureve puna kishte nisur nga një pikë, ku si maskim përdorej një fermë.
https://www.youtube.com/watch?v=kHa5woZdsLU