Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, bën propozimin konkret për zgjidhjen e krizës politike në vend pas kushteve që ka vendosur Partia Demokratike.
I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, bashkë me disa kryetarë të partive të tjera aleate të PS dhe PD, Milo tha se duke qenë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, duhet që palët të bien dakord duke dhënë këto katër opsione për zgjidhje:
1.Të emërohet si përfaqësues i opozitës një Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme që do të ketë akses për survejimi dhe mbarëvajtjene procesit zgjedhor në mënyrë që ti japë opozitës siguri maksimale gjatë procesit të votimit.
2.Të krijohet një “task forcë” e përbashkët pranë KQZ e cila të merret me verifikimin dhe investigimin e financimeve ilegale gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e votimit, të monitorojë të gjithë procesit zgjedhor dhe të monitorojë kohën televizive për partitë politike dhe për kohën televizive në debatet dhe intervistat televizive.
3.Komisionet e administrimit dhe grupet e numërimit të mos jenë politikë.
4.Numërimi i votës të jetë elektronik.
/b.d