Ish-presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, e cila muaj më parë është rrëzuar nga presidenca nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese të vendit, është arrestuar të premten, me akuza për korrupsion, haraç dhe keqpërdorim të pushtetit.
Gjyqtari Kang Bu-young nga Gjykata e Distriktit Qendror të Seulit, ka lëshuar një urdhër për arrestimin e presidentes së parë të Koresë së Juhut duke paralajmëruar se nëse Park nuk arrestohet shpejt, ajo mund të “zhdukë provat”.
Park pritet të qëndrojë në paraburgim derisa të përfundojë gjykimi i saj.
Ajo është ish-udhëheqësja e parë koreano-jugore që burgoset, që prej kohës dy ish-diktatorë ushtarakë janë dënuar me burgim me akuza për korrupsion dhe rebelim në vitet ’90 të shekullit të kaluar.
a.ç