Një çift shqiptarësh janë kapur në Venecia me 400 gramë kokainë. Mediat italiane raportojnë se nëse kjo sasi droge do shitej në treg do iu sillte të ardhura prej rreth 40 mijë eurosh.
Ka qenë Guardia di Finanza e Venecias që gjatë një kontrolli në autostradën e Villabonas ka zbuluar drogën.
Çifti, Arben dhe Orieta Gjergji, përkatësisht 47 dhe 39 vjeç, rezidentë në provincën e Cuneos udhëtonin me një “Fiat Grande Punto” me targa italiane por në emër të një bashkëkombësi të tyre, i cili rezultonte me precedentë të shumtë. Çifti ishte nisur nga Franca dhe me shumë mundësi po e mbyllnin udhëtimin e tyre në Venecia por u bllokuan nga GDF.
Në sytë e oficerëve të Guardia di Finanza të dy bashkëshortët janë shfaqur të shqetësuar. Gruaja u përpoq të hiqte qafe një zarf që e mbante fshehur në rroba, i cili përmbante rreth 150 gram kokainë
Inspektimi në vijim i makinës ka bërë që ushtria të gjejë në brendësi edhe 250 gram kokainë.
Në portofolat e gruas janë gjetur 6450 euro kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, të cilat u sekuestruar pasi dyshohet se janë produkt i aktivitetit të shitjes së dorgës.
Burrë e grua u arrestuan me akuzën për trafik droge dhe ndodhen në burgun e Santa Maria Maggiore.
a.ç