Pas triumfit ndaj Paraguajt, Brazili është ekipi i parë që kualifikohet në Botërorin “Rusi 2018”, katër javë para përfundimit të eliminatorëve në Amerikën Jugore.
Brazili fitoi me rezultatin 3:0 në një lojë që u hap nga Philippe Coutinho në minutën e 34-t.
Në fillim të pjesës së dytë Neymar humbi një penallti por më vonë korrigjoi duke shënuar golin e dytë për Brazilin. Rezultati u mbyll në minutën e 86 me golin e Marcelo.
Me humbjen e Argjentinës dhe Urugajt tashmë është e sigurt që Brazili nuk mund të renditet poshtë vendit të katërt ne grupin e Amerikës së Jugut, ku me 33 pikë në 14 ndeshje bileta është prerë zyrtarisht.
a.ç