Ngjarja ndodhi rreth orës 12 e 30 minuta në lagjen “Besëlidhja” në banesen ku jetonte e mitura me iniciale K.P. Sipas të dhënave vogëlushja ka qenë duke luajtur në ballkonin e apartamentit, kur është rrëzuar.
Vajza ka qenë vetëm brenda banesës, pasi nëna e saj kishte dalë për të blerë ushqime.
Nga goditja mësohet se vogëlushja ka pësuar dëmtime në kokë, ndërkohe që kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë parë ngjarjen dhe i kanë ardhur menjëherë në ndihmë të miturës.
Ata e dërguan me urgjencë në Spitalin e Lezhës ku pasi mori ndihmën e parë u dërgua me urgjencë nëpërmjet helikopterit në Spitalin e Traumës në Tiranë. Gjendja e të mitures mësohet të jetë e rëndë, ndërkohe që policia nisi menjëhere hetimet në lidhje me ngjarjen.