Në ditët në vijim pritet edhe regjistrimi i Partisë Socialiste, ndërkohë që opozita vijon protestën për qeveri teknike, që sipas saj është e vetmja garanci për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Afati për regjistrimin e partive politike që duan të garojnë në zgjedhjet e 18 qershorit përfundon në fund të muajit prill.
Në këtë mbledhje, KQZ miratoi gjithashtu edhe ngritjen e KZAZ-së së Kavajës për zgjedhje e pjesshme lokale që mbahen për bashkinë e këtij qyteti. Kjo KZAZ do të ketë 3 anëtarë nga PS, 2 nga PD, 1 nga LSI dhe 1 nga PR. Partitë politike kanë afat deri më 2 prill që të paraqesin kandidatët për komisionerë për zgjedhjet në këtë bashki.