Britania e Madhe, që filloi sot procedurën e daljes nga Bashkimi Evropian, mbetet një partner për Evropën dhe NATO-n, theksoi sot një zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel.
“Ne nuk duhet të harrojmë se Britania e Madhe mbetet një partner në NATO dhe në Evropë”, theksoi Ulrike Demmer gjatë një konference për shtyp disa minuta pasi Londra filloi procesin e ndarjes me BE-në.
Ambasadori britanik në BE, Tim Barrow i dorëzoi sot letrën e njoftimit për Brexit presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk duke i hapur rrugën nisjes zyrtare të procedurës për daljen nga Unioni, theksoi një gazetar.
Ky njoftim i hap rrugën një periudhe dy vjeçare negociatash për të vendosur për mënyrat e daljes së vendit nga BE.
ma.me