Lëvizja Socialiste për Integrim ka vijuar sot kritikat nga partisë bashkëqeverisëse. Në një prononcim, Luan Rama ka thënë sot se duhet t’u jepen fund polemikave që siç tha ai, vijnë nga çadra apo nga ballkoni i pushtetit.
I pyetur përse LSI nuk është regjistruar ende në KQZ, kreu i Grupit të LSI tha se partia e tij respekton afatet ligjore.
Luan Rama u pyet edhe për pjesëmarrjen në zgjedhjet e mundshme pa opozitën. Ai la të nënkuptohet se LSI nuk do të marrë pjesë në votime të tilla.
“Kush thotë se zgjedhjet mund të bëhene dhe pa opozitën vetëm sa i fryn zjarrit. Pa opozitën zgjedhjet nuk mund të bëhen në asnjë vend demokratik. Të tilla zgjedhje janë absurde dhe krijojnë kaos. Palët duhet të ulen në tryezë” – tha Luan Rama.
Përfaqësuesi i lartë i LSI tha se përgjigjen për koalicionin partia e tij do ta kthejë në momentin e duhur, ndërsa theksoi se zgjedhja e Presidentit nuk përbën problem.
“Kemi pasur rast kur Presidentin e kemi zgjedhur edhe 2 minuta para afatit” – tha sot Kreu i Grupit Parlamentar të LSI.