Procedohet penalisht për “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim” drejtori i një fondacioni bamirësie së bashku me tre vullnetare të këtij fondacioni, pasi i`u kërkonin shuma monetare qytetarëve, me pretendimin për të ndihmuar familje në nevojë, duke i mashtruar këta të fundit.
Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve :
A.M, 42 vjeç, banues në Tiranë (drejtor i një fondacioni, nenet 248 dhe 143/2)
A.R, 22 vjeçe, banuese në Përmet,
A.V, 21 vjeçe, banuese në Tepelenë,
J.K, 25 vjeçe, banuese në Tiranë (të treja shtetaset vullnetare, neni 143/2)
Procedimi ndaj tyre filloi pasi, shtetasi A.M, me detyrë Drejtor i një fondacioni si edhe tre shtetaset e tjera me detyrë vullnetare të këtij fondacioni, më datë 28.03.2017 u konstatuan në aksin rrugor Korçë-Pogradec duke ndaluar mjete të ndryshme dhe duke i`u kërkuar atyre vlera monetare për fondacionin, për t`i ardhur në ndihmë një familje në nevojë në qytetin e Përmetit.
Nga hetimet dhe verifikimet e kryera rezultoi se shtetasit e mësipërm nuk posedonin asnjë urdhër të shkruar apo autorizim, për të kryer këtë veprim.
Gjithashtu shumat monetare të grumbulluara nuk arkëtoheshin sipas ligjit, me bllok tatimor nga ana e fondacionit si edhe tre shtetaset A.R, A.V dhe J.K (vullnetare) nuk rezultojnë të siguruara.
Materialet i kaluan Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim”.
/b.d