Policia e Tiranës ka arritur të sekuestrojë dje një sasi prej 46.2 kilogramë kanabis sativa.
Policia ka bërë të ditur se sasia e drogës, u gjet rreth orës 12:30, në pjesën lindore të fshatit Mal Derje, në pyll, në një kasolle të braktisur.
Ndërkaq, uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë
Më datë 28.03.2017, rreth orës 12:30, në pjesën lindore të fshatit Mal Derje, në pyll, në një kasolle të braktisur, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 46.2 kg, bimë të dyshuara narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283 i Kodit Penal. /b.d