Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi, flet për gazetën TemA lidhur me vrasjen e kolonelit Ahmet Krasniqi në qendër të Tiranës më 21 shtator të vitit 1998.
Klosi i konsideron shpifje akuzat e bëra pak ditë më pare nga ish-kryeministri i vendit Sali Berisha për një implikim të mundshëm në vrasjen e kolonelit.
Ai fton ish-liderin e PD-së të nxjerrë provat ku mbështetet versjonin e treguar dhe të përballen ligjërisht.
Pas akuzave të ringritura ditët e fundit mbi vrasjen e Azem Hajdarit, Klosi sjell edhe njëherë në vëmendje skemën se si ka ndodhur ngjarja, duke nënvizuar implikimin e ish-kryeministrit Berisha në ekzekutim.
Sa i përket implementimit të reformës në drejtësi, ish-kreu i SHISH rendit një sërë çështjesh nga duhet të nisë puna e organeve gjyqësore.
Ai vendos theksin tek abuzimet financiare që janë bërë me “Rrugën e Kombit”, të cilën e konsideron si skandalin më të madh ekonomik të bërë gjatë 26 viteve të fundit.
Sipas Fatos Klosit, zgjedhjet e përgjithshme më 18 qershor do të jenë të sigurta, duke përjashtuar mundësinë e manipulimit apo ndikimit nga faktorë të jashtëm.
Së fundmi Klosi komenton edhe disa deklarata të bëra në opinionin publik për shitjen e Kosovës nga kryeministrat shqiptarë gjatë kohës kur ajo përjetonte kaosin e luftës.
Z.Klosi, flitet gjithë e më tepër për ndikime të jashtme në zgjedhjet elektorale, madje thuhet edhe për manipulime në proceset e më hershëm. Qeveritë në Shqipëri janë zgjedhur nga shqiptarët apo nga qarqe të caktuara?
Nuk ka asnjë faktor tjetër, as ka pasur dhe besoj nuk do të ketë. Të gjithë këto skenarë janë për të krijuar një tymnajë, e cila zakonisht bëhet në kohë zgjedhjesh ku ata që nuk ja dalin dot, justifikojnë përmes saj humbjen.
Unë kam qenë pjesë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kam ndjekur disa procese zgjedhore dhe nuk kam ndjerë asnjë influencë të huaj në zgjedhjet tona.
Ata që e mbrojnë këtë skenar asnjë herë nuk na kanë thënë se me kë kanë qenë apo do të jenë të huajt, me të majtën apo me të djathtën? Nga ana tjetër,është fakt se koncepti i të majtës dhe të djathtës në Shqipëri s’është fare i ngjashëm me konceptin klasik evropian.
Në media janë hedhur dyshime të forta lidhur me ndikimin rus në Ballkan. Sa i rrezikuar është vendi?
Media në përgjithësi është e prirur të nxitë opinione që përbëjnë çudira dhe përmes tyre tenton të bëhet sadopak interesante. Faktori rus është një faktor global. Është bërë i tillë pasi shteti i tyre është forcuar ekonomikisht dhe pasi janë bërë më agresivënë kërkimin e zonave të vjetra të influencës.
Ndërhyrja e mundshme e tyre në një proces zgjedhor, për herë të parë u dëgjua më bujë në zgjedhjet e fundit amerikane. Ta bartësh këtë histori edhe në Shqipëri, do të thotë që t’i bësh qejfin vetes dhe të mos jesh racional. Është e qartë që rusët e duanë influencën në Ballkan, i cili historikisht ka qenë në oreksin rus, edhe për faktin se shumica e popujve që jetojnë në këtë rajon janë sllav. Por sot mënyrat e rritjes së influencës kanë evoluar shumë. Influenca, sot në përgjithësi parapriret nga investimet ekonomike. Këtë mund ta konstatojmë në disa vende fqinje.
Nëse pretendojnë të influencojnë në Shqipëri, sigurisht duhet të investojnë ashtu siç janë duke bërë në Mal të Zi. Në Shqipëri nuk ka ndonjë parti pro-ruse që të mundohen ta mbështesin, ndaj nuk duhet të presim që ata do kërkojnë të kenë ndikim në zgjedhje.
Ju kujtoj se ka pasur edhe deklarata nga senatori demokrat amerikan Robert Torriceli i cili këshillonte Shqipërinë për të qenë vigjelentë në zgjedhje pasi Rusia mund t’i manipulojë ato?
Edhe, pse thotë senatori duhet të trembemi ne? Senatorët janë politikanë profesionistë. Ata janë njerëz që kanë zgjedhur nëkarrierën e tyre të mbajnë një anë, të marrin një post politik dhe ti shërbejnë atij posti. Objektiviteti i tyre jo gjithnjëështë i siguruar. Aq më tepër se senatorënga të dyja palët, qoftë nga Partia Demokratike qoftë nga Partia Republikane për të njëjtin problem, shpesh ndodh të gjykojnë ndryshe. Mund të themi seka raste qëkanë dalë tërësisht me opinione të kundërta.
Nuk duhet ta konceptojmë një senator si perëndi dhe çdo fjalë të tij ta marrim si të vërtetën e vetme. Senatorët shpesh herëe kanë treguar se janë më shumë se të zakonshëm.
Ju po thoni që këto deklarata të mos merren në konsideratë?
Jo nuk thashë këtë. Bota është e madhe. Ka shumë senatorë, ka shumë gazetarë, ka pafund opinione dhe jo të gjithë duhen marrë aq seriozisht.
Keni qenë pjesë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve por edhe kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Nën optikën tuaj a mendoni se ka Shqipëria kapacitete për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme më 18 qershor?
Sigurisht që ka kapacitete dhe asnjëherënuk është shtruar problemi i kapaciteve. Çështja ështëse ka parti politike qëduan të përfitojnë nga procesi zgjedhor më shumë se ç’u takon. Ky ka qenë gjithnjë problemi.
Atëherë, a mendoni se do të jenë serioze zgjedhjet me këto forca politike? A duhet të ketë garanci një votues që vota e tij do të numërohet siç duhet?
Unë mendoj se ato parti që e ndjejnë veten të sigurta pasi kanë punuar, janë përkushtuar dhe ndjehen të bindura se mund të fitojnë garën, kërkojnëqë zgjedhjet të kenë standarde cilësore. Ndërkohë,pjesa që nuk e ka këtë bindje, do të tentojë të përfitojë nga procesi apo të justifikohet pse dështoi.
Me sa kuptoj në fjalë tuaj, me përcaktimin “pjesë tjetër” nënkuptoni opozitën e cila po këmbëngul për cilësi zgjedhore. Sa do të përmirësohen standardet e zgjedhjeve pas protestës së tyre?
Mua më duket se çadra e ngritur nga opozita përpara Kryeministrisë shërben më tepër për të gjetur një justifikim mbi humbjen e zgjedhjeve. Duket qartë se situata nuk është në favor tësë djathtëve pasi kanë humbur shumë mbështetës. Vetë Partia Demokratike është në një periudhë shumë të vështirë në Tiranë apo edhe në qendra të tjera të mëdha. Kanë qenë në pushtet para tre vitesh dhe i zbuan me turp. Ndërkohë në këto vite, përveç që ndruan formalisht kryetarin nuk bënë asnjë analizë, nuk treguan asnjë shqetësim për ç’ka nuk kishin bërë. Tani që populli do t’i vlerësojë vetëm hedhin baltë mbi palën tjetër, për veten asnjë fjalë se ç’kanë ndryshuar në këto vite.
Meqë jemi tek protesta dhe ju mendoni se nuk qëndrojnë zgjedhjet si kauzë e saj, atëherë cila mendoni se është arsyeja e kësaj proteste?
Për të justifikuar para elektoratit të tyre, për të thënë se ne bëmëç’mundëm, vumë kushte të forta, ose qeveri teknike ose nuk hyjmë në zgjedhje. Kaq e kishim mundësinë. Kjo sepse shifrat astronomike që jep LulzimBasha për planifikimet e demokratëve janë absurde në çdo aspekt dhe nuk i beson njeri.
Por Z. Klosi, qeveria teknike mund të garantojëqë zgjedhjet mund të jenë të paanshme…
Qeveria teknike, pse? Ç’punë ka ministri apo qeveria me zgjedhjet. Qeveria siguron vetëm mjetet e nevojshme materiale për organizimin e tyre.
A mund të jenë zgjedhjet të sigurta me këtë qeveri?
Zgjedhjet do të jenë ashtu siç kanë qenë gjithmonë, po aq të sigurta. Unë kështu i konsideroj pasi nuk është e lehtë që të bësh hile në zgjedhje sot pa u zbuluar.
Në zona të caktuara edhe mund të bëhet ndonjë manipulim dhe s’është çudi. Por askush nuk ka thënë konkretisht (përveç zgjedhjeve të 1996) se këto ngjarjet e veçanta kanë ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve. Nuk ka pasur ankesa të tilla që nga viti 1996 dhe sot situata nuk duket aspak e tillë.
Por Z. Klosi opozita pretendon se ka elementë të inkriminuar që mund të devijojnë rezultatin e procesit zgjedhor…
Mund të ketë kriminelë që janë miq me politikanë nga të dy krahët. Por është absurde dhe me qëllime të këqija të thuhet që qeveria bashkëjeton apo financohet nga krimi. Të thuash që krimi do të menaxhojë zgjedhjet këto më duken skandaloze dhe justifikime për humbjen.
Ndalemi pak tek implementimi i reformës në drejtësi. Mendoni se do të zbatohet ashtu siç duhet dhe do të shkojnë prapa hekurave “peshqit e mëdhenj” dhe të gjithë ata që e meritojnë?
Unë këtë po shpresoj dhe po pres. Këtë besoj se po presin edhe ata qëjanë investuar aq shumë në këtëproces, SHBA dhe Bashkimi Evropian. Mendoj se kjo do ta bëjë Shqipërinë një shembull për të gjithë Evropën Lindore.
Nga mendoni se duhet të nisë puna pas zbatimit të reformës në drejtësi? Keni ndonjë çështje e cila duhet të jetë në vëmendje të organeve të reja të drejtësisë?
Problemi është se në Shqipëri janë shumë procese që kanë sjellë pasoja në disa aspekte. Unë mund të përmend Gërdecin apo 21 janarin dhe plot ngjarje të tjera që kanë ngelur të pa zbardhura, janë dënuar veç peshqit e vegjël dhe jo fajtorët e vërtetë. Nëse do mbahet qëndrim për këto ngjarje atëherë njerëzit do të binden që gjykatësit dhe prokurorët nuk i tremben më politikes. Dhe unë e shpresoj këtë. Për mendimin tim ka një çështje shumë të madhe korrupsioni të pazbardhur , historia e Rrugës së Kombit.
Pse e veçoni? Çfarë dini ju për të?
Rruga e Kombit është ndërtuar me një procedurë në kundërshtim me të gjitha ligjet ekzistuese. Mënyra e prokurimit, bërja e projektit, aprovimi, shumat e mëdha financiare qëu shtuan gjatë punimeveetj, janë të gjitha skandaloze. Është një skandal i madh ekonomik, moral dhe politik. Është hapur një proces dhe është mbyllur për çështje proceduriale. U gjetën disa arsye skandaloze për mbylljen e procesit.
Ky është investimi më i madh në Shqipëri gjatë tranzicionit por edhe procesi më i madh korruptiv. Në shkallë më të vogël, por cilësisht njëlloj është edhe rruga Tiranë-Elbasan.
Këto kohë kanë riardhur në skenë akuza të forta mbi vrasjen e Azem Hajdarit. Çfarë dini ju lidhur me këtë ngjarje?
Të gjitha materialet që ka pasur në dorë Shërbimi Informativ Kombëtar në atë kohë,i janë dorëzuar Prokurorisë. Ka pasur një proces gjyqësor dhe çështja është mbyllur. Sali Berisha e ka përdorur këtë ngjarje për të akuzuar të gjithë kundërshtarët politik që donte, në fillim Fatos Nanon pastaj edhe Rexhep Mejdanin por dhe mua si vegla e tyre. Akuzat erdhën nga Sali Berisha, ndërkohë dy bashkëpunëtorët më të afërt të Sali Berishës në atë kohë,e akuzojnë atë ditë pas dite se është i implikuar në këtë çështje.
Ka qenë shumë vite në pushtet Sali Berisha, ka pasur në dorë të gjithë sistemin gjyqësor dheshumë institucione të tjera dhe nëse do të kishte dashur “ ta zbardhte” apota “zgjidhte” çështjen “Hajdari”, mund ta kishte bërë. Nuk e bëri se nuk i leverdiste por tenton ta tani të hedhë ca shashka.
Të gjithë e dinëse ai gjysëm ore mbas ngjarjes, ka treguar versjonin e ngjarjes dhe kurrë nuk shkoi në prokurori apo në gjykatë.Ai e dinte skenarin që do ndodhte qëpërpara ekzekutimit të Azem Hajdarit dhe mund të them seështë i implikuar në vrasjen e tij.
Jeni akuzuar drejtpërdrejt për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, i cili u ekzutua në mes të Tiranës më 21 shtator të vitit 1998. Çfarë komenti keni për këtë?
Nuk kam çfarë komenti të kem unë për të, për sa kohë nuk ka dale askush që t’ia mbyllë gojën dhe ta marrë në gjykatë Sali Berishën. Akoma e dëgjoni ju atë, akoma nuk jeni bindur se ai shpif, akoma do t’i jepni zë atij? Ai veç trillon histori pa fund duke ecur me filozofinë: “Shpif se diçka mund të mbetet”. Ai është kthyer në një kllounin e parlamentit dhe më pas përmes medias në një klloun për të gjithë shqiptarët.
Por z.Klosi akuza në këtë rast është tepër e fortë…
Le të japë një provë dhe le të tregojë faktet që ngjarjen e paska urdhëruar Fatos Klosi apo e kanë urdhëruar njerëzit e tij. Ai ka qenë për 8 vjet kryeministër i vendit pas kësaj ngjarje. Çfarë bëri për zbardhjen e saj? Shashka. Nuk e quaj fare të nevojshme të mbrohem nga akuzat e tij. Nëse ai vërtet do që kjo çështje të shkojë deri në fund, atëherë le të vijojë rrugën ligjore. Unë do të përballem dhe e di që nuk kam me çfarë të përballem.
Atëherë kur jeni i sigurt se ndaj jush po shpifet, pse nuk bëni kallëzim penal?
Për çfarë duhet ta çoj tek drejtësia? Unë kam pasur akuza të tilla pa fund nga Sali Berisha. Të them të drejtën në fillim, herët e para shqetësohesha. Por pastaj filluan të më pëlqejnë, duke e konsideruar këtë si shenjëse unë qenkam dikush. Tani që nuk e vlerësoj më këtë argument, vetëm qesh me vete. Akoma vijon ky njeri, them? Nuk u mërzit me këtë zanat?
Flitet se ka pasur tentativa për “shitjen” e Kosovës kur kjo e fundit luftonte për çlirim dhe pavarësi. Keni dijeni nëse mund të ketë pasur ndonjë tentativë të tillë nga qeveritë shqiptare?
Po si mund të shitet diçka që nuk e ke? Shqiptarët që herët e harruan Kosovën. Duhet thënë se asnjë përpjekje serioze nuk është bërë nga qeveritë tona për çlirimin e sajedhe pas komunizmit. Ideja e shitjes është pak absurde. Janë terma për t’i bërë qefin vetes dhe për të treguar se shqiptarët paskan pasur pushtet. Jo, shqiptarët nuk kanë pasur kurrë pushtet mbi Kosovën apo në rajon./Tema