Me 97 vota pro dhe vetëm 2 kundër, Senati amerikan ka votuar pro mbështetjes së antarësimit të Malit të Zi në NATO. Ky ratifikim kërkonte 2/3 e 100 votave të Senatit, por votimi në Senat ishte thuajse unanim.
Kjo mbështetje e Senatit amerikan ndaj Malit të Zi, shpresohet të përkthehet në një mesazh të qartë se SHBA do t’ kundërvihet çdo përpjekjeje të Rusisë për të shtrirë ndikimin e saj në Europë dhe veçanërisht në rajonin e Ballkanit.
Hapi i fundit për ratifikimin e antarësimit nga SHBA, është nënshkrimi i presidentit Trump, i cili nuk dihet se kur do të vijë.
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka mbështetur antarësimin e Malit të Zinë NATO, pavarsisht akuzave ndaj antarëve të kësaj të fundit.