Asnjë zgjidhje politike në konfliktin sirian nuk parashikohet pa rikthimin e SHBA-së në tryezën e negociatave që braktisën që prej ardhjes në pushtet të Donald Trump, theksoi kryenegociatori i opozitës siriane.
Gjatë një interviste, Mohamed Sabra, një prej zyrtarëve kryesorë të Komitetit të Lartë të Negociatave (HCN), që mbledh grupet kyçe të opozitës shprehu keqardhje që diskutimet aktuale të ndërmarra në gjenevë nën drejtimin e OKB-së vazhdojnë të jenë të bllokuara.
“Nuk mund të ketë zgjidhje politike të vërtetë dhe të qendrueshme pa praninë e amerikanëve në skenën ndërkombëtare sepse çdo zgjidhje mund të zbatohet vetëm me SHBA-në që ka influencë mbi Këshillin e Sigurimit”, theksoi ai.
Administrata e re e presidentit, Donald Trump ka një detyrë morale të ndërhyjë në zgjidhjen e konfliktit”, shtoi ai.