Ditën e sotme në mediat online qarkulloi lajmi se Komiteti Shtetëror për Kultet iu ka kërkuar zyrtarisht me anë të një letre, shkarkimin e Ahmed Kalasë nga detyra e imamit të xhamisë tek “Rruga e Kavajës” në kryeqytet.
Sipas lajm kjo kërkesë erdhi si pasojë e një video-je ku Ahmed Kalaja ironizonte përfaqësuesit e klerit ortodoks. Mirëpo dokumenti i mëposhtëm vërteton se ky lajm nuk është aspak i vërtetë.
Komuniteti Shtetëror për Kultet i ka dërguar një letër imamit Ahmed Kalaja ku i tërheq vëmendjen për gjestin tallës. Por vetëm kaq, pra nuk bëhet fjalë për shkarkim.