Drejtësia gjermane hapi sot një hetim kundër X mbi dyshimet për spiunazh nga ana e Turqisë kundër mbështetësve të predikuesit Fethullah Gülen në Gjermani duke hapur një front të ri në krizën gjermano-turke.
Çështja u zbulua nga një zyrtar i lartë rajonal gjerman, i cili konfirmoi se Ankaraja i kishte kërkuar Berlinit ta ndihmonte të spiunonte në Gjermani 300 persona dhe organizata që mendohen si të afërt me lëvizjen Gulen. Kjo organizatë është akuzuar nga pushteti turk për grushtin e shtetit të dështuar verën e kaluar.
“Është e qartë që shërbimet sekrete turke MIT spiunojnë personat që jetojnë në Gjermani”, theksoi ministri i Brendshëm i Basse-Saxe (veriperëndim), Boris Pistorius duke dënuar vullnetin paranojak të Turrqisë për të spiunuar në Gjermani mbështetësit e predikuesit të mërguar në SHBA.
“Është e padurueshme dhe e papranueshme”, theksoi Pistorius duke i kërkuar qeverisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila ka pasur një mosmarrëveshje me Turqinë rreth fushatës për referendumin më 16 prill, të gjejë fjalët e duhura dhe të qarta përballë Ankarasë.
Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere nënvizoi se spiunazhi në Gjermani nga vende të treta ishte shkelje për ndjekje penale
“Ne nuk pranojmë këto lloj aktivitetesh në territorin tonë”, nënvizoi ai.