Dalja e Britanisë së Madhe nga bashkimi Evropian nuk do të kalojë pa pasoja për mbretërinë. Veç humbjeve të mëdha ekonomike nga marrëveshjet, tashmë Britania rrezikon të humbasë edhe Skocinë që po kërkon Pavarësinë tashmë.
Nga paralajmërimet për një referendum të dytë, tashmë nisma po konkretizohet. Parlamenti skocez vendosi të miratojë mbajtjen e një referendumi me 59 vota pro, nga 69 të pranishëm. Propozimi u bë nga Partia Kombëtare Skoceze e kryeministres Nikola Sturgeon.
Skocia votoi për qëndrim në BE gjatë referendumit britanik, por votat e shteteve të tjera përmbysën rezultatin e thellë pro qëndrimit nga ana e Skocisë.
Sipas parashkimeve referendumi mund të mbahet mes vjeshtës së 2018-ës dhe pranverës së 2019-ës. Skocia kërkon shkëputjen nga Britania për të qëndruar në BE./a.m.