Zgjedhjet presidenciale të 2016 në SHBA e shndërruan besueshmërinë mediatike në një nga çështjet më të nxehta të momentit. Anshmëria e dukshme disa mediave kryesore gjatë fushatës si dhe fabrikimi i lajmeve të rreme, të ashtuquajtura “fake-news” kanë cënuar rëndë integritetin mediatik dhe kanë detyruar ekspertët e ligjvënësit anembanë të mendojnë për mënyrat e identifikimit të vertetësisë së lajmit dhe ndalimin e shpërndarjes së tyre nëpërmjet mediumeve palë të treta si “Facebook”, “Twitter” etj.
Për ironi, mediat më të besuara nga qytetarët amerikanë janë ato britanike, të kryesuara nga “The Economist” dhe BBC. Sondazhi tregon që gjigandët mediatikë në SHBA nuk janë domosdoshmërisht të besueshëm nga qytetarë të spektreve të ndryshëm politikë, ku vlen për tu theksuar skepticizmi i thellë konservatorëve ndaj mediave kryesore. Sic mund të vërehet, në fund të listës, së bashku me portalet interaktive si Buzzfeed, qëndron edhe Breitbart News, si një ndër mediat më pak të besueshme nga Amerikanët. Ndërkohë, po sipas këtij studimi, 75% e të anketuarve nuk ishin në dijeni të ekzistencës së Breitbart News ndërsa vetëm 3% informohen rregullisht në këtë portal. Breitbart News menaxhohej më parë nga Steve Bannon, një ndër njerëzit kryesorë të Donald Trump në Shtëpine e Bardhë. Së fundmi, nisur nga reagimi i ashpër i SHBA-ve kundrejt bojkotit parlamentar dhe në mënyrë për të shfaqur sadopak përkrahje nga diçka që lidhet me emrin e Donald Trump, në portal janë publikuar edhe lajme të sponsorizuara nga kreu i PD, Lulzim Basha./TEMA
a.ç