Për gjatë 7 viteve këtë çështje e shqyrtuan 45 gjyqtare të ndryshëm të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, Apelit dhe Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Pas shumë seancas gjyqësore Nordstrom ka arritur të fitojë në shkallën e parë, gjyqin kundër shtetasit Ferik Veliaj, i cili është djali i ligjshëm i biznesmenit Vehbi Veliaj.
Suedezja Anna Nordstrom pretendon se ka ardhur në jetë nga një lidhje jashtëmartesore e biznesmenit dhe prej tij i është njohur atësia. Pas vdekjes së Veliaj, në vitin 2011, Nordstrom depozitoi një padi në Gjykatën e Tiranës kundër djalit të biznesmenit Veliaj, Ferik Veliaj.
Përmes kësaj padie, ajo kërkonte të njihej si trashëgimtare e biznesmenit Vebi Veliaj, si edhe të njihej si bashkëpronare në një të dytën e pasurisë së lënë trashëgim prej tij.
Në atë kohë pas shumë seancash gjyqësore, Gjykata e kryeqytetit vendosi rrëzimin e kësaj kërkese si të pambështetur në prova. Sipas vendimit të 2013 nga pala paditëse nuk u paraqit asnjë provë nga e cila mund të hidhej dritë mbi faktin se në ç’mënyrë dhe në ç’kohë është njohur atësia e saj prej trashëgimlënësit Vebi Velija”.
Gjatë gjykimit paditësja Nordstrom kishte paraqitur disa prova shkresore për të provuar pretendimet e saj,por vetëm një prej tyre ishte në formën e kërkuar nga ligji,ekstrakti i regjistrit të Popullsisë, lëshuar nga Agjencia Suedeze e Taksave më 18 nëntor 2010.
Ndërsa aktet e tjera nuk ishin të shoqëruar me vulën apostile nga noterët publikë, të cilët në Mbretërinë e Suedisë bëjnë të mundur legalizimin e akteve zyrtare, me qëllim përdorimin e tyre në një shtet tjetër.
“Gjykata e gjen kërkimin e padisë për detyrimin e të paditurit Ferik Velija që të njohë paditësen Anna Nordstrom si trashëgimtare ligjore të Vebi Velisë të drejtë”-thuhej në vendim.