Merr fund pezullimi i punimeve për gazsjellësin TAP në territorin italian. Pak kohë pasi punimet u ndërprenë, Këshilli i Shtetit ka dhënë dritën jeshile për vijimin e projektit.
Vendimi erdhi pasi u shqyrtua rekursi i bërë nga rajoni i Puglia-s. Pas këtij vendimi tashmë jepet leja përfundimtare për të vijuar punimet.
Pak kohë më parë në Itali u zhvilluan protesta nga ambjentalistët kundër TAP./a.m.