Komiteti Ekzekutiv i ekipit turk të futbollit, Gallatasaraj përjashtoi yllin e futbollit turk, Hakan Shukur si edhe Arif Erdemin nga lista e ish-lojtarëve si edhe nga ekipi kombëtar i futbollit.
Dy ish-lojtarët po kërkohen nga autoritetet e Ankarasë me akuzën se i përkasin rrjetit terrorist nën kontrollin e imamit në mërgim, Fetullah Gylen, i dyshuar edhe për një grusht të dështuar shteti në korrik 2016.
Vendimi u mor dje pasi qeveria turke kishte kritikuar ashpër ekipin e njohur për mbajtjen e tyre si anëtarë të asamblesë së përgjithshme.
Hakan Shukur, shënuesi më i mirë në kombëtaren turke të futbollit, ka luajtur edhe me Torinon, Interin dhe Parmën.
Aktualisht, Shukur ndodhet jashtë vendit me ndihmën e fansave të tij të shumtë./b.d