“Të gjithë në seancë parlamentare ditën e enjte, të mos mungojë askush”. Kjo ishte porosia e kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi sot ne mbledhjen me deputetët socialistë ku u diskutua aktualiteti politik.
Në fokus të bisedës së grupit të PS, ishte seanca parlamentare e së enjtes ku pritet të miratohen disa ligje që vijnë nga paketa e Reformës në Drejtësi. Ruçi kërkoi praninë e të gjithë deputetëve të PS të enjten në parlament për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5, për të shmangur rrezikun e mungesës së votave.
Burime pohojnë se Vasilika Hysi ka ndërhyrë duke i shpjeguar se LSI ndan mendime të kundërta për shumë çështje dhe të kundërta kanë qenë sipas saj dhe mendimet me ministrinë e Drejtësisë mbi kompetencat e ministrit.
“Zgjidhini mosmarrëveshjet paa së enjtes me LSI”, u tha Ruçi të vetëve.
Në fund të mbledhjes, foli edhe deputeti Taulant Balla i cili tha se zgjedhjet në Kavajë do të zhvillohen edhe nëse opozita nuk merr pjesë.
“PS do të marrë pjesë në zgjedhjet në Kavajë edhe pa opozitën. Shumica i ka votat e nevojshme për implementimin e ligjeve. Gjithashtu qeveria është e gatshme për të diskutuar rreth çdo gjëje me opozitën,” tha Balla në dalje të selisë së PS.
a.ç