Kryetari i PD Lulzim Basha ka thirrur në mbledhje mesditën e sotme kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD në rrethe.
Mësohet se kryetarët e rretheve kanë kërkuar që protesta të përshkallëzohet. PD më tej thotë se “do të jemi të mobilizuar për të vazhduar protestën në çadër.”
“U konkludua se nuk ka asnjë tërheqje nga objektivat dhe kërkesat e opozitës”, thuhet në njoftimin e PD.
Mësohet se Basha i ka qëndruar vendimit të tij për qeveri teknike dhe bojkotim të zgjedhjeve deri në realizimin e qeverisë teknike.
a.ç